Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Dy shoferë arrestohen në Sarandë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Dy shoferë arrestohen në Sarandë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Dy shoferë arrestohen në Sarandë për drejtim mjeti në gjendje të dehur

 

Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Sarandës kanë vënë në pranga dy shtetas të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

 

Të arrestuarit janë:

 

D. S., 30 vjeç, banues në Itali, i cili u konstatua nga policia teksa drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, i cili gjithashtu u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

 

Materialet për të dy rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë rrugore.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial