Tuesday, July 21, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet “E çmendën” me komente, Edi Rama merr vendimin ekstrem

“E çmendën” me komente, Edi Rama merr vendimin ekstrem

“E çmendën” me komente, Edi Rama kufizon komentet në Facebook. Kryeministri Edi Rama ka kufizuar mundësinë e komentimit në një prej publikimeve të tij më të fundit në Facebook, pasi postimet e fundit janë shoqëruar me një numër të madh komentesh kritike ndaj qeverisë dhe vendimeve të saj.

 

 

 

Në publikimin e bërë këtë të diel, poshtë videos shfaqet njoftimi i Facebook-ut: “Edi Rama kufizoi personat që mund të komentojnë në këtë postim”, duke bërë të pamundur komentimin për përdoruesit.

 

Vendimi vjen në një periudhë kur shumë nga postimet e Kryeministrit janë shoqëruar me reagime negative dhe kundërshtuese, veçanërisht pas debatit të krijuar për financimin e koncertit të Kanye West dhe çështje të tjera të fundit.

 

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga Kryeministri për arsyet e kufizimit të komenteve. Megjithatë, veprimi ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë interpretuar si një përpjekje për të kufizuar reagimet kritike në faqen e tij zyrtare. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial