Ballina Lajme Saranda News Aktualitet E ekzekutuan dhe e dogjën, ky është biznesmeni, në 2018-ën i vranë...

E ekzekutuan dhe e dogjën, ky është biznesmeni, në 2018-ën i vranë edhe gruan

Biznesmeni grek Christos Gialias është viktimë e një atentati mafioz mbrëmjen e së mërkurës në Mandra.

Atentatorët i kanë ngritur pritë biznesmenit dhe pasi e qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikov, më pas i vunë flakën makinës dhe e dogjën trupin brenda makinës për të zhdukur.

Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra duke u djegur dhe flakët janë shuar nga zjarrfikësit.

Pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda makinës u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit.

Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, e cila dyshohet të jetë autorëve.

Viktima ishte pronar i kompanive të tregtimit të mishit me qindra punonjës. Në të njëjtën kohë, ai ishte pronar dhe agjent i tre skuadrave të futbollit, përkatësisht AO Trikala, Paneleussiniakou dhe Mandraikos.

Në vitin 2018 ish-bashkëshortja e tij u vra në shkallët e shtëpisë së saj në Mandra. Christos Gialias pas vrasjes së ish-gruas është rimartuar.

“Policia do të zbulojë gjithçka, kam besim, do ta zbardhin çështjen, nuk ka sesi. As ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, sepse po ta dija a nuk do të kisha bërë diçka?”, tha biznesmeni pas vrasjes së saj.

Sipas policisë, motivi i vrasjes së gruas ka qenë grabitja pasi dyshohet se autorët dyshonin që ajo kishte para.

Ata i kishin ngritur pritë jashtë shtëpisë së saj teksa ajo kthehej nga kazinoja. Megjithatë, në çantë kishte vetëm një orë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial