Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Fëmijët të detyruar të luajnë në lodra të rrezikshme, edhe pse të...

Fëmijët të detyruar të luajnë në lodra të rrezikshme, edhe pse të sapovendosura – VIDEO

Fëmijët të detyruar të luajnë në lodra të rrezikshme, edhe pse të sapovendosura.

 

Këndi i lojërave në Parkun “Miqësia” është kthyer në një rrezik për fëmijët e Sarandës.
Lodrat, të cilat nuk kanë as 3 muaj që janë vendosur, janë dëmtuar rëndë dhe kanë dalë jashtë funksionit, duke detyruar fëmijët të lozin mes rrezikut dhe neglizhencës.

 

 

Ky është një investim prej qindra mijëra eurosh, pjesë e projektit 7 milionë euro për “rivitalizimin” e qendrës së qytetit. Gjendja skandaloze e lodrave tregon se punimet janë kryer jashtë çdo standardi, pa cilësi dhe pa kontroll.

 

 

Përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi Bashkinë Sarandë, e cila ka pranuar të kryhen punime të tilla dhe sot hesht përballë një situate që rrezikon sigurinë e fëmijëve, PAVARËSISHT PUBLIKIMEVE TË HERËPASHERSHME TË SARANDA WEB

 

Videoja tregon qartë: fëmijët lozin në lodra të thyera, ndërsa institucionet shohin nga ana tjetër.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial