Wednesday, March 13, 2024
spot_img

FONDACIONI QË DO TË MARRË BUTRINTIN DREJTOHET NGA NDËRTUESI I “SARAJEVE” TË RAMËS

Fondi Shqiptaro-Amerikan prë Zhvillim që pritet të marrë nën administrim Parkun Kombëtar të Butrintit ka në përbërje më shumë shqiptarë sesa amerikanë, edhe pse kryeministri shqiptar Edi Rama përbetohet se investimi është “puro amerikan”. Në një vëzhgim që Dosja.al i bëri faqes zyrtare të Fondacionit AADF, në seksionin “Kulturë dhe Ekoturizëm”, menaxhimi i Butrintit është njoftimi i fundit. Fondacioni ka deleguar në Shqipëri dy bashkëkryetarë, njëri prej tyre, një emër tejet i njohur për qeverinë shqiptare.

Dy bashkëdrejtuesit janë njerëz të njohur si të afërt me kryeministrin Edi Rama. I pari, është biznesmeni i të gjitha shërbimeve, Aleksandër Sarapuli. 

Vetë AADF, e përshkruan Sarapulin si një bashkëdrejtor me një eksperiencë të gjatë brenda Fondacionit. Por cila është lidhja e tij direkte me kryeministrin Edi Rama? Biznesmeni Aleksandër Sarapuli, njihet edhe si njeriu që ndërtoi shtëpinë e kryeministrit Edi Rama në Surrel. Shtëpia është raportuar se ka kushtuar 400 milionë lekë ndërsa kryeministri deklaron se e ka ndërtuar me kursimet e bashkëshortes Linda Rama. Gjithashtu, Sarapuli është ortak në firmën “Aleat” të prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike me vlerë 25% të aksioneve. Sarapuli është edhe bashkëpunëtor me kryebashkiakun Erion Veliaj në fondin jo-bankar“Crimson Finance Found Albania Shpk” në masën 36%, ku u jepen kredi studentëve dhe bizneseve.

 

Jo më pak i afërt është edhe bashkëdrejtuesi numër 2, i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan që kërkon të marrë në menaxhim Butrintin. Martin Mata, ish-drejtori i Komunikimit në Agjencinë Shtetërore të Privatizimeve dhe këshilltar i Edi Ramës është njeriu i dytë kyç në projektin që pritet ti japë Butrintin privatit.

Po ashtu, anëtarë të Bordit janë edhe Gerti Janaqi dhe një shtetase izraelite, Yehudit Shalvi, e cila drejton disa OJF në Shqipëri.

Atëherë ku është investimi amerikan në këtë projekt? Kush fshihet pas projektit? A është kaq e pafaj mbrojtja e zjarrtë që kryeministri i bën planit të projektuar 2 vite më parë pë ti kaluar Butrintin një Fondacioni, ku dy drejtorët kryesorë në Shqipëri janë lidhje të afërta të tij?

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial