Sunday, April 21, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Franca 10.000 raste të reja me Covid-19. Makron: Do të marrim vendime të vështira

Franca ka regjistruar sot rreth 10 mijë raste të reja infeksioni Covid, saktësisht 9843, dhe 19 viktima.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të identifikuave pozitivë me Covid është rriturr në 353 944 kurse totali i viktimave ka shkuar në 30 813.

Sot Presidenti Macron tha se në ditët në vazhdim do të ndërmerren vendime të  vështira për të përballuar situatën e emrgjencës shëndetësore dhe frenuar përhapjen e virusit, por nuk është momenti për të krijuar panik.

Masat e reja do të shpallen nesër nga Këshilli i Mbrojtjes si nevojë e ‘përshtatjes me Covid’.

Jean-François Delfraissy, president i Këshillit Shkencor për emergjencën shëndetësore të shkaktuar nga koronavirusi tha se niveli e epidemisë Covid-19 në Francë është “shqetësuese”, veçanërisht në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur.

Britania e Madhe regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 2919 raste të reja infeksioni dhe 14 viktima.

Totali I të prekurve nga Covid është 358 138 kurse numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I pandemisë është 41 608

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial