Ballina DESTINACIONE FSHATI PIQERAS – PIQERASI

FSHATI PIQERAS – PIQERASI

FSHATI PIQERAS – PIQERASI

Fshati Piqeras, Piqerasi, shtrihet në një kodrinë të gjelbëruar, midis detit e malit.  Piqerasi është shumë i bukur, me shtëpi të bardha, dykatëshe prej guri, me çati të kuqe. Me dritaret që vështrojnë nga deti, rrethuar me oborre e plantacione të pafundme ullinjsh e agrumesh. Brezaret zbresin valë-valë deri në rërën e detit, ku fshihen plazhet e virgjëra të këtij relievi të pazakontë, e bëjnë këtë fshat shumë atraktiv.

Ndodhet vetëm 28 km nga Saranda, midis Lukovës dhe Borshit dhe pranë plazheve të Bunecit, Lukovës dhe Borshit.

Bajroni  e shumë udhëtarë e vizitorë të huaj që “shkelën“ në Piqeras mbeten të mahnitur nga bukuritë e këtij fshati shekullor. Dikur fshati Piqeras, Piqerasi kishte 1200 banorë, ndërsa sot numëron afërsisht 50 të moshuar. Portat e shtëpive në Piqeras në rrugicat me trëndafila janë të mbyllura për shkak të emigrimit që e ka prekur shumë Shqipërinë.

Piqerasi ka qenë fshati më me kulturë i bregdetit, me njerëz të urtë e të mirë. Ata që jetojnë sot në Piqeras, ditën e kalojnë mes kujdesit për trëndafilat dhe të mbjellave të stinës. Në kodrën mbi Piqeras ndodhet Manastiri i Kremensovës.

MANASTIRI I KREMESOVES, PIQERAS – VIDEO

Mes malit dhe detit, Piqerasi pret dhe percjell turistë e vizitor nga e gjithë bota.

Shën Mëria e Kremesovës ndodhet në kodrën përmbi fshatin Piqeras, ku dominon vështrimin nga ishujt e Korfuzit, Kodrat e Kakomesë e malit të Shëndëlliut deri në majën e Llogarasë me gjithë hapësirën ujore të detit Jon që përfshihet në këtë hapësirë.

Manastiri i Kremesoves duket si një kullë vrojtuese përmbi fshat e më tej.

Manastiri i Kremesoves mendohet se është ndërtuar në vitin 1672. saranda news

Punuar nga SarandaWeb

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial