Tuesday, March 12, 2024
spot_img

ISHUJT E KSAMILIT – VIDEO

ISHUJT E KSAMILIT 

18 km në jug të Sarandës, Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.

Ishujt e Ksamilit kanë një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit. Këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar. Megjithëse dora e njeriut nuk e ka kursyer duke e betonizuar në pjesën më të madhe të tij, sërish Ksamili ofron bukuri mahnitëse. Ishujt përballë tij e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.

Gjenden pranë bregdetit të Jonit në Ksamil. Pak kilometra larg qytetit të Sarandës shpaloset një pamje mahnitëse e detit ngjyrë gurkali, dhe ishujve të vegjël shkëmborë me një bimësi të egër e të dendur. Vetëm 2 km më larg ndodhet qyteti antik i Butrintit.

Kjo zonë është unikale dhe përfaqësuese e bregdetit shkëmbor jonik shqiptar. Ishujt e Ksamilit kanë vlera shkencore, edukative, biologjike, estetike, dhe turistike. Për të shkuar tek ishujt mund të përdoren varkat ose me not, pasi distanca nga bregu është e shkurtër.

Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian. Shumë vizitorë e përzgjedhin Ksamilin për magjinë e ishujve dhe qetësinë. Plazhet e vendosura vetëm pak km në jug të qytetit të Sarandës dhe shumë pranë Parkut Kombëtar të Butrintit i lejojnë pushuesve akses të lehtë për këto dy destinacione të jetës së mbrëmjes dhe turizmit kulturor.

Në wikipedia shkruhet:

Ishujt e Ksamilit ose Ishujt e Tetranisit janë katër ishuj të vegjël që ndodhen në Bashkinë e Sarandës. Ishujt janë shumë pranë bregut dhe mund të arrihen me varka, por edhe duke notuar.  Ksamili, sipas të cilit ishujt janë të emëruar, është i vendosur në lindje të ishujve.

Zonat e kombinuar e katër ishujve të Ksamilit është 7,1 ha dhe janë pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintitsaranda news

Punuar nga SarandaWeb

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial