Friday, April 19, 2024
spot_img
BallinaLajme Saranda NewsFSHF vendos shtyrjen e fillimit të kampionatit për Kategorinë Superiore, enigmë edhe...

FSHF vendos shtyrjen e fillimit të kampionatit për Kategorinë Superiore, enigmë edhe kampionatet e tjera,

Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim zyrtar të ditës së sotme ka deklaruar se do të shtyjë datën e fillimit të Kategorisë Superiore. Ky vendim ka ardhur pas sygjerimit të Ligës Profesionale të Futbollit drejtuar FSHF-së.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

<em>“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”</em>, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Përsa i përket kampionatit të Kategorisë së Dytë, ku bëjnë pjesë edhe ekipet e Butrintit dhe Delvinës, duket se askush s’e ka në hesap, pasi ende nuk është përcaktuar as kalendari i ndeshjeve.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial