Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë. Përfitojnë blegtorët, për bujqit s’ka më naftë

Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë. Përfitojnë blegtorët, për bujqit s'ka më naftë.

Hapen aplikimet për skemën kombëtare të bujqësisë. Përfitojnë blegtorët, për bujqit s’ka më naftë. Ministria e Bujqësisë ka hapur zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2026, me një fond total prej 5.2 miliardë lekësh, duke synuar mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e prodhimit vendas.

 

 

Skema e re sjell ndryshime të rëndësishme, sidomos për sektorin e blegtorisë dhe bletarisë, ku kushtet për përfitim janë lehtësuar dhe financimet janë rritur. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një tjetër hap konkret në mbështetje të bujqësisë shqiptare, formalizimit të sektorit dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.

 

Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë Andis Salla u bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë përmes portalit e-Albania për të përfituar nga 12 masat mbështetëse që përfshin skema.

 

Një nga ndryshimet kryesore këtë vit lidhet me blegtorinë. Numri minimal i bagëtive për të përfituar subvencion është ulur ndjeshëm. Për tufat e gjedhit, fermerët do të marrin 12 mijë lekë për krerë, ndërsa tashmë mjafton të kenë minimumi 5 lopë, nga 10 që kërkoheshin më parë. Edhe për të imtat është rritur financimi në 1.500 lekë për krerë, ndërsa kufiri minimal është ulur nga 100 në 50 krerë.

 

Për herë të parë, skema parashikon mbështetje edhe për dosat dhe paradosat, me 7 mijë lekë për krerë për fermat që kanë të paktën 5 të tilla. Ndërkohë, bletarët do të përfitojnë financim të dyfishuar, deri në 20 mijë lekë për zgjua, ndërsa numri minimal i koshereve është ulur nga 50 në 25.

 

Ndryshim i rëndësishëm këtë vit është edhe heqja e skemës së naftës pa taksa për fermerët. Ministria argumenton se skema nuk ka dhënë rezultatet e pritshme dhe në disa raste janë konstatuar abuzime.

 

Po ashtu, fermerët do të duhet të pajisen me faturë tatimore kur shesin produktet tek grumbulluesit apo agroturizmat, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin prej 10%, i cili pritet të nisë nga data 1 korrik.

 

Skema përfshin masa direkte mbështetëse për blegtorinë, bletarinë, fermat organike, sipërfaqet e mbjella dhe certifikimet bujqësore, por edhe masa investimi për fermerët e rinj, ndërtimin e stanëve dhe modernizimin e pajisjeve bujqësore. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon