Hapet shkolla verore për fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali!

Shqipëria hap shkollë verore për të gjithë fëmijët e shqiptarëve që jetojnë në Itali. Të gjithë ata që duan të aplikojnë mund ta bëjnë deri në 2 qershor.

Hapja e shkollës verore ‘Jam Shqiptar’ u njoftua nga ministri I Jashtëm Igli Hasani.

‘Shkolla verore “JAM SHQIPTAR” do të hapë së shpejti dyert e saj. Këtë verë do të mirëpresim nxënësit e gjuhës shqipe në Itali. Ku tjetër më mirë se në atdheun tënd do të mund të praktikosh gjuhën amtare.  Eja dhe ti këtë verë për një vizitë studimore , ku do të mësosh akoma më shumë mbi historinë, artin, kulturën e traditën shqiptare, gjatë eksplorimit në natyrën piktoreske të atdheut tonë të bukur.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon