Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Delvina I bllokoi rrugën fqinjes, i moshuari do përballet me akuzën “Vetëgjyqësia”

I bllokoi rrugën fqinjes, i moshuari do përballet me akuzën “Vetëgjyqësia”

Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, në ngarkim të shtetasit Z. M., 67 vjeç, banues në Delvinë.

Materialet në Prokurori u referuan pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën përpara banesës, shtetases M. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial