Nuk zgjat më shumë se 24 liria e Ardian Isufit, i liruar ditën e djeshme me amnisti nga burgu i Drenovës. Disa orë pasi u lirua kreu sërish vjedhje.
Dje la qelinë si përfitues i amnistisë penale por Ardian Isufi është kthyer te zakoni i vjetër pa kaluar ende 24 orë jashtë hekurave.
Brenda 24 orëve pasi ka lënë qelinë e burgut të Drenovës ku vuante dënimin për vjedhje, Isufi rikthehet në qeli përsëri për vjedhje.
Sipas informacioneve nga policia ka vjedhur një mjet Ford i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”
Pas disa orësh ndjekje 36 vjeçari nga Pogradeci është arrestuar nga policia.