Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

I faluri nga amnistia, vjedh makinën sapo del nga burgu!

Nuk zgjat më shumë se 24 liria e Ardian Isufit, i liruar ditën e djeshme me amnisti nga burgu i Drenovës. Disa orë pasi u lirua kreu sërish vjedhje.

Dje la qelinë si përfitues i amnistisë penale por Ardian Isufi është kthyer te zakoni i vjetër pa kaluar ende 24 orë jashtë hekurave.

 

 

Brenda 24 orëve pasi ka lënë qelinë e burgut të Drenovës ku vuante dënimin për vjedhje, Isufi rikthehet në qeli përsëri për vjedhje.

Sipas informacioneve nga policia ka vjedhur një mjet Ford i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”

Pas disa orësh ndjekje 36 vjeçari nga Pogradeci është arrestuar nga policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial