Sunday, June 14, 2026
spot_img
Home BOTA Igoumenitsa Fashion Week 2026 rikthehet më e madhe se kurrë

Igoumenitsa Fashion Week 2026 rikthehet më e madhe se kurrë

Igoumenitsa Fashion Week 2026 rikthehet më e madhe se kurrë. Pas suksesit të edicionit të kaluar, Igoumenitsa Fashion Show rikthehet i rinovuar dhe këtë vit shndërrohet në një javë të tërë aktivitetesh për të gjithë qytetin.

 

Igoumenitsa Fashion Week 2026 rikthehet më e madhe se kurrë

 

Dyqane, biznese, vullnetarë, modele, krijues dhe profesionistë të zonës bashkojnë forcat në një përpjekje të përbashkët që synon t’i japë Igoumenicës më shumë hapje, lëvizje dhe identitet.

 

Programi do të përfshijë, ndër të tjera:

 

— Netët e Bardha me dyqane të hapura dhe oferta speciale
— Muzikë live dhe aktivitete në pika të ndryshme të qytetit
— Evente mode dhe aktivitete backstage
— Pjesëmarrjen e profesionistëve nga bota e modës dhe estetikës

 

Kulmi i organizimit do të zhvillohet të premten, më 26 qershor, në hapësirën përreth Pantheon-it, me Fashion Show-n kryesor pranë detit.

Qëllimi i këtij organizimi është përfshirja e të gjithë qytetit në një përpjekje kolektive, e cila synon të shndërrohet në një institucion të qëndrueshëm për Igoumenicën dhe rajonin e Thesprotisë.

 

Organizimi i Igoumenitsa Fashion Week 2026 realizohet nga Emborikos Syllogos Igoumenitsas, me pjesëmarrjen e bizneseve, institucioneve, profesionistëve dhe njerëzve të komunitetit lokal. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial