Wednesday, June 10, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet IKMT prish tendat e disa lokaleve në Ksamil, nesër në Sarandë –...

IKMT prish tendat e disa lokaleve në Ksamil, nesër në Sarandë – VIDEO

IKMT prish tendat e disa lokaleve në Ksamil, nesër në Sarandë 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me IMT-në vendore dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit, ka nisur sot një aksion në territorin e Bashkisë Sarandë, me fokus goditjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

 

 

Ndërhyrja ka filluar në njësinë administrative të Ksamilit, ku po prishen tenda dhe struktura të disa lokaleve, të ngritura pa dokumentacionin përkatës. Sipas informacionit, aksioni do të vijojë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.

 

Në total, parashikohet prishja e 10 objekteve, mes të cilave struktura beton/arme, metalike dhe prej druri. Objektet janë konstatuar si ndërtime pa leje dhe në shkelje të ligjit.

 

Për të gjitha rastet, IKMT thotë se ka ndjekur procedurat ligjore dhe ka marrë masat përkatëse administrative, ndërsa ndërhyrja synon rikthimin e hapësirave publike dhe vendosjen e ligjshmërisë në zonat me aktivitet të lartë turistik.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial