Ilirjan Gërdhuqi: “A mban njeri përgjegjësi në këtë vend?!”

Ilirjan Gërdhuqi: “A mban njeri përgjegjësi në këtë vend?!” 

Ilirjan Gërdhuqi: “A mban njeri përgjegjësi në këtë vend?!”
Këshilltari bashkiak Ilirjan Gërdhuqi ka ngritur shqetësime të forta lidhur me cilësinë e punimeve në rrugën “Vangjel Pandi” në Sarandë, një investim i përfunduar vetëm pak muaj më parë.

 

 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak Sarandë, ai denoncoi degradimin e shpejtë të kësaj rruge, duke vënë në pikëpyetje standardet e punimeve dhe kontrollin e zbatimit të projektit.

Në reagimin e tij, Gërdhuqi u shpreh me tone kritike, duke pyetur publikisht: “A mban njeri përgjegjësi në këtë vend?!”, ndërsa theksoi se raste të tilla po përsëriten vazhdimisht në qytet.

 

Ai kërkoi transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse, duke shtuar se qytetarët e Sarandës nuk mund të përballen pafundësisht me punime që dështojnë brenda një kohe kaq të shkurtër.
Sipas tij, është e domosdoshme që të identifikohen përgjegjësit dhe të merren masa konkrete për të shmangur abuzime të tilla në të ardhmen. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon