Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Keqtrajtimi i jetimëve në Sarandë, ish-mësuesja: Fëmijët qanin dhe vinin në shtëpinë time ankoheshin

Pak ditë më parë, emisioni “Stop” denoncoi një rast të dhunimit të fëmijëve në Shtëpinë e Fëmijës në Sarandë, duke publikuar dëshminë e një të mituri dhe kjo hapi një debat publik.

Gjithsesi, Bashkia e Sarandës tha se kjo gjë nuk është e vërtetë, teksa Policia procedoi disa zyrtarë të Shtëpisë së Fëmijës, kurse një punonjës policie u pezullua me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, pasi e kishte dhunuar të miturin që kërkonte ndihmë.

Sot, një ish-mësuese e këtij institucioni ka publikuar në Saranda Web një mesazh nga puna e saj dhe thotë se pas 10 vitesh, është larguar nga puna sepse mbronte fëmijët që dhunoheshin.

Mësuese Trëndelina thotë se ajo është përplasur për dhunën në këtë institucion me Natasha Hodon, ish-drejtoresha e përkrahjes sociale në Ministrinë e Punës.

Mesazhi i plotë i ish-mësueses në Shtëpinë e Fëmijë Sarandë:

Përshëndetje Saranda Web

Në lidhje me denoncimin per keqtrajtimet e fëmijëve fatkeqësisht, këto sjellje kanë qenë vazhdimisht në shtëpinë e fëmijës! Unë kam punuar mbi 10 vjet atje dhe jam trajtuar më keq se fëmijët, sepse kam luftuar për ata fëmijë dhe jam përplasur me të gjithë për t’u dalë zot fëmijëve jetimë.

Jam pushuar nga puna për këtë arsye dhe pas largimit tim i dhunonin psikologjikisht fëmijët, duke u thënë se nuk kishte më kush t’i mbronte, pasi mësuese Trëndelina nuk është më.

Shumë nga fëmijët prekeshin dhe qanin. Vinin fshehurazi në shtëpinë time dhe ankoheshin, por unë u pushova, se isha “ferrë nëpër këmbët” e tyre dhe nuk mund të bëja asgjë për ta, pasi duhet të kishe mbështetje nga lart, duhej të vidhje, të abuzoje me fëmijët, që të ishe i duhuri për stafin e më lart.

U dënova keq nga Natasha Hodo, ish drejtoresha e përkrahjes sociale në Ministrinë e Punës, sepse e kritikova në sy për gjendjen e fëmijëve dhe mungesën e kontrollit nga ana e tyre.

Edhe sot e vuaj, sepse as pensionin nuk e kam të plotë, pasi, për çudi, më mungonin dy vite që kam punuar atje. Ky është “dënimi” im, që nuk isha njësoj si të tjerët dhe nuk mbyllja sytë para padrejtësive që u bëheshin fëmijëve jetimë.

Që nga drejtorët, mësuesit, edukatorët etj. shkojnë jo për punë, por për pushime atje, fëmijët jetimë trajtohen si plehra dhe kjo ka shumë vite, nuk ndodh vetëm tani.

Ndoshta tani u zbulua diçka, por asnjëherë nuk ka qenë gjithshka në rregull në këtë institucion e të tjerë si ky! Uroj, që të dënohen siç e meritojnë të gjithë ata që abuzojnë me këta fëmijë!

Psikologët që marrin diploma pa lexuar, nuk duhet të punojnë në këto institucione, as njerëz të pandjeshëm e të pandershëm!

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial