Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaLajme Saranda NewsKu është sot Taulant Balla? “E kishte resortin si shtëpinë e tij,...

Ku është sot Taulant Balla? “E kishte resortin si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari”

Alfred Peza në një komunikim për mediat tha se ndërhyrja në Prestige Resort është totalisht e paligjshme. Më tej theksoi se figura të njohura kanë qenë të pranishme në këtë resort, madje resorti ka pritur edhe afganët, ku edhe vetë kryeministri Edi Rama ka qenë e pranishëm.

“Këto pamje po bëjnë xhiron e rrjetit dhe është reklama më e keqe që mund t’i bëhet Shqipërisë. Nevoja më e madhe dhe ulëritësë që ka pasur Shqipëria ka qenë imazhi. Por të arrish të prodhosh imazhe të tilla me bekimin e mazhorancës , dhe këto t’ja shpërndash gjithë botës në kulmin e sezonit aty është një çmenduri.

Është arritje e madhe në fakt sepse Rama hyri në politikë duhet shembur kioskat dhe tani në resorte me pesë yje. Është një ironi e hidhur por duhet të jesh këtu që këtë kuptosh këtë metamorfozë të këtij kapërcimi aspak pozitiv.

Më parë janë dhënë edhe fotot ku ka qenë kryeministri i Shqipërisë. Taulant Balla këtë vend e ka pasur si shtëpinë e tij, vinte më shpesh se pronari i resortit dhe nuk e di ku është sot.

Të gjithë janë për zbatimin e ligjit, por kur ky resort është me leje , dhe shkatërrohet në mes të ditës me urdhër politik pa zbatuar as një ligj. Kur kjo i ndodh pronarit të këtij resorti gjithkush nga qytetarët shqiptarë sot duhet ë ndjehet më i frikësuar sa sa dje”, tha Peza.

Shembjet e IKMT te “Prestige Resort”, Vasili: Shikoni banditët dhe horrat e Edi Ramës, qindra turistë të huaj të shokuar nga këto pamje të përbindshme

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në një status në facebook në lidhje me ndërhyrjen e IKMT te “Prestige Resort”.

Teksa ka postuar video të fadromave të IKMT, Vasili shkruan se qindra turistë janë shokuar nga këto pamje të përbindshme.

“Shikoni banditet dhe horrat e Edi Rames, qe shkaterrojne Prestige Resort dhe qindra turiste shumica te huaj qe jane shokuar nga keto pamje te perbindshme”– shkruan Vasili.

Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.

IKMT po bën një ndërhyrje të paligjshme në “Prestigje Resort” në pronësi të “Hysenbelliu Group”, në një kohë kur gjithçka është me leje. Tashmë fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e murin të jashtëm para pishinës. Ky objekt është dhënë me leje të kryeministrit Edi Rama.

Ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial