Ballina BOTA Makina me 4 adoleshentë shqiptarë merr flakë, digjet 17-vjeçari

Makina me 4 adoleshentë shqiptarë merr flakë, digjet 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, 11 prill në zonën e Lassi Argostoli në Kefaloni të Greqisë.

Një makinë në të cilën ndodheshin 4 të rinj shqiptarë ka shpërthyer në flakë dhe një 17-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi nuk ka arritur të dalë nga makina.

Zjarri ka djegur 17-vjeçarin i cili ishte ulur në sediljen e pasme dhe nuk ka arritur të dalë nga automjeti.

Zjarrfikësja nuk ka mundur të bëjë asgjë kur mbërriti në vendin e ngjarjes.

 

Të 4 personat janë studentë të EPAL Argostoli, me origjinë shqiptare. Sipas dëshmitarëve okularë, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me kolonat në trotuar.

Dyshohet se përplasja shkaktoi zjarr në rezervuarin e gazit dhe zjarri u përhap me shpejtësi në kabinën e pasagjerëve.

Policia Rrugore e Argostolit ka nisur hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike.

Pasagjerët e tjerë të mjetit janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial