Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

MANASTIRI I MESOPOTAMIT UNIKAL NË EUROPË – VIDEO

Manastiri i Mesopotamit unikal në Europë: Edhe katolik edhe ortodoks.

Manastiri i Shën Kollit në Mesopotam është nga të rrallat në Evropë, ku kryheshin në të njëjtën kupolë si ritet katolike, ashtu edhe ato ortodokse.

VIDEO

Manastiri i Mesopotamit – Këto objekte kulti janë të rralla përgjithësisht. Gjatë fundit të shekullit XIII, anzhuinët, dinastia franceze, që kishin nën zotërim edhe një pjesë të Arbrit. Ata marrin për nuse në oborrin e tyre vajzën e despotit të Epirit.

Në atë kohë, Mesopotami bënte pjesë në despotatin e Epirit. Ishte manastir që varej direkt nga patrikana e Kostandinopojës. Në Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam ka dy altarë.

Manastiri i Mesopotamit – Ka dy variante për to: një objekt kulti ka dy altarë, ose kur ato janë për dy shenjtorë. Ose në rastin që një altar përdorej për ortodoksët e një për katolikët, të cilët bashkëjetonin në të njëjtën kupolë.

Kjo është arsyeja që kemi të bëjmë me një ndërtesë, e cila ka një formë unikale thuajse në këto përmasa, në këto vlera, në tërë kulturën bizantine. saranda news

PUNUAR NGA SARANDAWEB

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial