Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Mbante fëmijët mes minjve dhe buburrecave, dënohet me 8 vite burg nëna shqiptare në Greqi

 

Një nënë shqiptare në Greqi është dënuar me 8 vite burg, pasi mbante tre fëmijët e saj të mitur në kushte çnjerëzore, mes minjve dhe buburrecave. Ajo u dënua, nën akuzën për trajtimin çnjerëzor ndaj fëmijëve të saj.

Ngjarja u bë publike në mediat greke pak ditë më parë, ku u vërejt se nëna e tre fëmijëve 2, 3 dhe 6 vjeç, i mbante fëmijët në kushte çnjerëzore. Babai i dy prej fëmijëve, 2 dhe 3 vjeç, pasi njërin e kishte nga një martesë e mëparshme, një shtetas grek, marinar me profesion, u kthye pas 1 viti udhëtim dhe kërkoi që të takojë fëmijët që rrinin me ish-bashkëshorten.

Por ai u përball me një skenë të tmerrshme, pasi fëmijët jetonin mes minjve dhe buburrecave në shtëpi. Pamjet nga shtëpia e ferrit në Agios Panteleimon janë tronditëse, ndërsa videon janë bërë publike nga mediat greke.

Fqinjët tentuan të ndihmonin fëmijët, por edhe babain e tyre, i cili sipas asaj që tha një qiramarrës i pallatit dhunohej nga gruaja. Sipas një fqinji të familjes në Agios Panteleimon, gruaja “ishte e rrezikshme” dhe se fëmijët “dhunoheshin”.

‘Unë jetoj në pallat dhe kishim marrë vesh që gruaja nuk është mirë. Burri i saj i ligjshëm dhunohej, ndërsa drama me fëmijët vazhdonte. Fëmijët qanin, dhunoheshin, e dinte gjithë pallati dhe ajo bërtiste.’- u shpreh një fqinj.

 

VIDEO

 

 

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial