Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Media greke: Ky është shqiptari që përdhunoi të miturën në Greqi

Del fotoja e shqiptarit që akuzohet se ka përdhunuar një të mitur greke. Sipas “Protothema”, ai është pjesëtar i grupit muzikor të muzikës “trap”. Po ashtu, 27-vjeçari, ende i paidentifikuar me emër, ka precendentë të mëparshëm penalë dhe së fundmi kishte dalë nga burgu, e konsiderohej si shumë i rrezikshëm. Ai ka përdorur një profil të rremë në Instagram për t’ju afruart të miturës, dhe pas komunikimeve të vazhdueshme e ka bindur që të takohen.

27-vjeçari shqiptar, i cili u prezantua si pakistanez takoi studenten e Liceut të Arteve, e tërhoqi zvarrë në një studio në Korydallos dhe pasi ndezi televizorin për të “mbytur” zërat e saj, e përdhunoi. Më pas, sipas dosjes hetimore, e ka kthyer në shtëpinë e saj me motor, duke e kërcënuar që të mos tregonte asgjë, madje duke i përsëritur disa herë se sapo ishte liruar nga burgu.

Sipas mediave greke, kur pak ditë më parë, studentja 17-vjeçare nga Kamatero njohu shqiptarin, nuk e imagjinonte dot se ç’do t’i ndodhte më 11 prill. Ai e bindi të takohej në orën 21:30 jashtë shtëpisë së saj për një shëtitje. Shkoi dhe e mori me motor dhe e çoi në një park në zonën e Korydallos e më pas në shtëpinë e tij. Sipas rrëfimeve të vajzës, ai në atë moment mbylli derën, ndezi televizorin që fqinjët të mos dëgjonin se çfarë po ndodhte dhe më pas e përdhunoi për rreth gjysmë ore.

Pasi e gjithë përfundoi, po sipas vajzës, ai e mori dhe e çoi vetë në shtëpi. Vajza pak më vonë dhe në gjendje shoku ka shkuar në Komisaratin e Korydallos ku ka denoncuar përdhunimin e saj, duke u treguar efektivëve profilin që shqiptari përdorte në Instagram, duke sjellë edhe arrestimin e tij në Agia Varvara.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial