Tuesday, April 23, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Mblidhet asambleja e PS-së, Rama kritika deputetëve: Pse bëtë fushatë për kandidatët?!

Është mbledhur sot në Vlorë, asambleja e Partisë Socialiste! Në mbledhjen e asamblesë, burime për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie.

Sot në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha. Ndërkohë Rama ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.

Rama gjatë mbërritjes në teatrin ‘Petro Marko’ është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosin dhe deputeti Vullnet Sinaj. Më pas kreu i qeverisë do të marrë pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e ekipit të Flamurtarit.

Lajm në përditësim…

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial