Wednesday, April 24, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

‘Më jep paratë ose të thera’, 49-vjeçari merr peng një person, arrestohet nga policia

Një 49-vjeçar ka rënë në pranga të policisë në Lushnjë pasi ka marrë peng një person duke e kanosur dhe dhunuar me qëllim që t’i merrte paratë.

Sipas policisë I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë është arrestuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.

‘Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. E., 49 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) dhe ka goditur me grushte, një shtetas, për dhënien e një shume parash.’- njofton policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial