Mesazhe kërcënimi për bomba në 35 shkolla, dyshohet se u dërgua nga Rusia

Këtë të mërkurë në mëngjes, 35 shkolla në Athinë morën një e-mail kërcënues ku thuhej se brenda objekteve ishin vendosur bomba.

 

 

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një shaka dhe autori dyshohet se është rus. Autoritetet greke janë në kërkim të gjurmëve të tij elektronike.

Sipas policisë qëllimi i mesazhit ka qenë të krijojë shqetësim dhe të shkundë ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.

Gjithashtu policia po kryen kontrollet përkatëse në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe njësitë shkollore, ndërkohë që kanë filluar hetimet për identifikimin e dërguesit.

Kujtojmë se mesazhe të tilla kërcënuese pati edhe në shkollat e Tiranës dy javë më parë ku shkollave në kryeqytet iu dërguan e-maile kërcënuese me nota radikalizmi fetar.

Ndërsa më herët kërcënime ka patur edhe për shkollat e Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Please follow and like us:
fb-share-icon