Një 66-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, si pasojë e një aksidenti.
Motomjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga dhe për pasojë i ka shkaktuar vdekjen Q.T.
‘Rreth orës 09:00, në fshatin Jubë, Durrës, shtetasi Q. T., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident, 66-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.’- njofton policia.
Please follow and like us: