Ndaluan makinat në mes të rrugës dhe filluan të rriheshin me leva. Arrestohen 2 te rinjtë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin. Një 35-vjeçar i identifikuar si Mirsad Sakajeva është arrestuar për vrasje të mbetur në tentativë. Po ashtu janë vënë nën hetim 5 persona dhe një tjetër është në kërkim për përfshirje në kërkim.

35-vjeçari u konfliktua me Aristotel Derkën, 28 vjeç për motive të dobëta dhe gjatë gjatë përplasjes përdorën sende të forta dhe mjet prerës.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 35 vjeç, banues në Gradishtë, Divjakë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe shtetasin A. D., 28 vjeç, banues në Karavasta e Re, Divjakë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton policia.

Ata ishin duke udhëtuar me automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, në fshatin Mëhallëz, Divjakë.  Kur kanë ndaluar automjetet dhe për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës. Si pasojë e konfliktit, të dy këta shtetas janë dëmtuar dhe aktualisht ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për 5 shtetas të tjerë (pasagjerë në automjetet tip “Audi” dhe “Benz”, konkretisht: T. K., 26 vjeç, banues në Babunjë, Q. H., 20 vjeç, R. Sh., 24 vjeç, të dy banues në Gungas, R. Ç., 18 vjeç dhe D. D., 18 vjeç, të dy banues në Muçias, Divjakë, pasi janë përfshirë në konflikt. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi F. C., 28 vjeç, banues në Muçias, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Audi”, automjeti tip “Benz” dhe 2 sende të forta (leva). Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon