Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Ndodhej me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, humb jetën...

Ndodhej me një grup turistësh për të vizituar Butrintin, humb jetën vizitori

Ndodhej me një grup turistësh të huaj për të vizituar Butrintin Antik, humb jetën vizitori

 

Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint. Një shtetas i huaj i ndodhur me një grup turistësh për të vizituar Butrintit nuk është ndjerë mirë. Nisur nga ky shqetësim është njoftuar menjëherë ambulanca e Sarandës.

 

Ancient Butrint SARANDAWEB

 

Mësohet se gjatë rrugës për në spital Klaus Geyer 75 vjeç nga Gjermania është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën.

Sipas bluzave të bardha dyshohet për atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur nga temperatura e lartë.

 

Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ekspertizë mjeko – ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial