Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Nuk duam më lekë! Drejtori në Sarandë kërkon seks përkundrejt punësimit

Nuk duam më lekë! Drejtori në Sarandë kërkon seks përkundrejt punësimit

Një rast skandaloz, ku përkundrejt punësimit kërkohet seks, është regjistruar në Sarandë. Mesa duket drejtuesit e institucioneve janë mykur në para dhe nuk kërkojnë më lekë përkundrejt punësimeve, por favore seksuale.

Burime konfidenciale të Saranda Web bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur pasi një grua ka kërkuar të punësohet në një institucion dhe pas komunikimeve që ka patur me drejtuesin e institucionit, ai i ka thënë se mund të punësohet vetëm nëse pranon të bëj seks me të.

Ngjarja është filmuar dhe pritet të publikohet së shpejti në një prej emisioneve investigative.

Gjithashtu bëhet e ditur se ky rast është denoncuar edhe në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Ende nuk bëhet i ditur emri i drejtorit dhe institucionit që ai drejton.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial