spot_img

“Nuk duroj dot më”, zbulohen mesazhet e 12-vjeçares me nënën së saj: Dua të pi cigare, bëj diçka me të, merri 15 euro

Tronditëse janë zbulimet e reja në lidhje me rastin e përdhunimit dhe prostituimit të 12-vjeçares në Colonos ku në pranga, përveç 53-vjeçarit Ilias Michos ka rënë dhe nëna e saj 37-vjeçare.

Sipas Protothemës, pas mesazheve të mamasë me 53-vjeçaren dhe komunikimit të saj me ish-bashkëshorten e Ilias Michos, dalin në dritë dialogët që ka pasur me vajzën e saj 12-vjeçare. Siç transmeton T-live dhe Alpha, bisedat janë në messenger kur e mitura ndodhej në ishullin Lefkada te halla e saj për pushime. Në komunikimin mes nënë dhe vajzës, 37-vjeçarja i kërkon me këmbëngulje para.

Pjesë nga mesazhet

Nëna: Çfarë do të bësh, u përgjigj ajo, ia dh**** racën
Vajza: Jo, nuk më është përgjigjur. Mos dërgo gjëra të tilla.
Nëna: Mirë
Vajza: Hajt se flasim
Nëna: Vitin tjetër. Fshi mesazhet.
Nëna: Çfarë ndodhi? Ndonjë lajm?
12-vjeçarja: Jo
Nëna: Nuk ia ke dërguar? Edhe ti po tallesh me mua më duket
12-vjeçarja: Ia kam dërguar SMS, nuk më përgjigjet. Ku po tallem me ty?
Nëna: Thuaj të të japë 40-50 euro dhe pastaj do t’ju japë përsëri kur të ktheheni.
12-vjeçarja: Hajde se flasim mami. I thashë, ajo thotë jo.
Nëna: Hajde… thuaj të paktën 20.
12-vjeçarja: Ajo tha jo.
Nëna: Për 20
12-vjeçarja: Hej mami, erdha këtu për tu qetësuar, jo të më thuash sërish të njëtat gjëra. Doja të qetësohesha, nuk duroj dot më, nuk mundem.
Nëna: A nuk tha për ndonjë 20 euro?
12-vjeçarja: Mami!
Nëna: Kërkoi të gjej 15 euro për cigare, se s’kam
12-vjeçarja: Përshëndetje mami!
Nëna: Të thash për të më dërguar para, jo përshëndetje
12-vjeçari: Po nuk më tha, më lër rehat dhe ti o ma.  Më tha nuk mund ta them tani, në mëngjes.
Nëna: Dua të pi një cigare. Kishte mbaruar
12-vjeçarja: Dhe çfarë më intereson mua nëse do të pish cigare?
Nëna: Bëj diçka me të. Merri 15.

Ngjarja u zbulua disa ditë më parë nga tezja e së miturës e cila kishte vënë re sjelljen e saj të dyshimtë dhe në momentin që i kishte marrë telefonin kishte zbuluar të gjitha mesazhet, fotot dhe videot e shkëmbyera me 53-vjeçarin i cili dyshohet se fillimisht e ka pvrdhunuar të miturën në disa raste dhe më pas ka nisur ta prostituojë te klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Ajo që e bën ngjarjen edhe më të rëndë është zbulimi se dhe nëna e 12-vjeçares rezultoi e përfshirë në prostituimin e së bijës pasi nga mesazhet e shkëmbyera me 53-vjeçarin dhe bashkëshorten e tij ajo ka kërkuar shpesh shuma tv ndryshme parash në këmbim të heshtjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial