Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Parandalohet atentati, 2 persona do ekzekutonin biznesmenin e njohur (EMRI)

Sot u parandalua një atentat. Dy persona, të cilët u arrestuan sot, Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu do kryenin ekzekutimin e një biznesmeni të njohur në qarkun e Elbasanit. “Abc” bëjnë me dije se policia e Elbasanit ka marrë informacion se Luis Gaxha dhe Rigers Spahiu po përgatiteshin dhe kanë ndërhyrë në kohë për të ndaluar planin. Në momentin e ndërhyrjes për arrestimin e dy personave të rrezikshëm Luiz Gaxha dhe Rigers Spahiu, policia e Elbasanit ka sekuestruar një arsenal të madh armësh, por edhe edhe lëndë plasëse të llojit C4.

Të njëjtat burime konfirmojnë për “kokën” e biznesmenit ishte paguar edhe Nuredin Dumani, i cili ka rrëfyer gjithçka pas arrestimit. Ky person, mendohet se është Elton Kila (i thirrur Oti).

SI U PËRMEND TEK DOSJA “PLUMBI I ARTË”?

9 marsi i këtij viti ka shënuar pikënisjen e operacionit “Plumbi i artë”. Ishte pikërisht ky plumb që mbeti në shpatullën e Nuredin Dumanit që solli në kapjen e më pas edhe zbërthimin e disa prej ngjarjeve më të forta kriminale që kanë tronditur vendin gjatë viteve të fundit. Në radhët e “bossave” të botës së krimit, Nuredin Dumani kishte krijuar emër si vrasës me pagesë. Ndaj dhe Suel Çela e kishte kontaktuar për të hequr qafe Elton Kilën, i cili njihej si Oti. Çela i çonte foton e Otit në telefon. Por Dumani ndodhej në Kosovë dhe detyrën e re ia kishte besuar “ushtarit” të tij, Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka kërkuar kudo për të gjeutr shënjestrën por nuk ia ka dalë dhe ka kërkuar ndihmën e “profesionistit”. Por ditën që kanë shkuar për të kapur Otin, para i ka dalë Talo Çela dhe për pak sa nuk i mori jetën.

Ndërsa duket se misioni për të hequr qafe Otin nuk ka përfunduar me Dumanin, pasi sot ishte tentativa e radhës…

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial