Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

“Nuk hezitova asnjë moment”, i riu kthehu 14 mijë euro që gjeti në rrugë

Një xhest human dhe i veçantë është ai i një 26-vjeçari spanjoll i cili në qendër të qytetit Valladolid gjeti një çantë me 14 mijë euro cash.

Sipas mediave Andres Rodriguez, një inxhinier i ri nga Oviedo, i cili ndodhej për fundjavë në qytetin Valladolid dhe u habit kur para syve i doli një çantë me rreth 14 mijë euro të cilat i dorëzoi menjëherë në polici.

Nuk hezitova asnjë çast t’i ktheja ato para, e dija që paratë nuk ishin të miat dhe se dikush duhej ta kishte të vështirë; kështu që fola me miqtë e mi dhe shkuam për ta dorëzuar në Policinë Kombëtare”, shpjegon Andres.

Gjesti i tij u vlerësua dhe u njoh nga Trupa e Policisë Kombëtare, e cila të mërkurën e kaluar lëshoi ​​një deklaratë zyrtare për të raportuar mbi atë që ndodhi dhe për të nxjerrë në pah publikisht “gjestin e këtij qytetari”.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial