Thursday, April 25, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Pema e Piperit në Sarandë mbjellë nga Naim Frashëri / Këshilltarët: Të ruhet si Monument Natyre

E rrethuar nga mbeturinat dhe i lënë në harresë, fati i pemës së piperit të mbjellë në qendër të qytetit të Sarandës nga dora e Naim Frashërit mund të ketë një tjetër rrjedhë. Jo si të simotrës së saj, e cila u pre pas viteve ’90, por të rikthimit të vlerave, kulturore dhe historike që mbart prej më shumë se 145 vitesh.

Pas transmetimit të lajmit nga Shqiptarja.com, Ibrahim Bajrami, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës pranon që është treguar minimumi i vëmendjes nga ana e autoriteteve, pavarësisht faktit që nuk ka një pemë të dytë si ajo në vend. Si argument për këtë harresë, Bajrami thotë se është problemi i pronësisë, por që tani më kjo po shkon drejt zgjidhjes, e për pasojë do të nisë edhe përkujdesja. Minimumi është vendosja e tabelave që tregojnë për ekzistencën e saj.

Mehmet Nelaj, anëtar i Këshillit Bashkiak ka një tjetër propozim. Ai është i mendimit që duhet të shihet mundësia për ta shumëfishuar këtë pemë dhe përveç të tjerave që të pajiset me një status të veçantë.

Pema e Piperit e mbjellë nga Naim Frashëri në kohën që punonte doganier në Sarandë, u soll në vëmendje për herë të parë nga Shqiptarja.com, pas një reportazhi duke shërbyer kështu si një kambanë alarmi për autoritetet vendore që të heqin pluhurin e harresës dhe ta ruajnë e të investojë në një monument të gjallë kulture. SHQIPTARJA.COM

VIDEO

E rrethuar nga mbeturinat dhe i lënë në harresë, fati i pemës së piperit të mbjellë në qendër të qytetit të Sarandës nga dora e Naim Frashërit mund të ketë një tjetër rrjedhë. Jo si të simotrës së saj, e cila u pre pas viteve ’90, por të rikthimit të vlerave, kulturore dhe historike që mbart prej më shumë se 145 vitesh.Pas transmetimit të lajmit nga Shqiptarja.com, Ibrahim Bajrami, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës pranon që është treguar minimumi i vëmendjes nga ana e autoriteteve, pavarësisht faktit që nuk ka një pemë të dytë si ajo në vend. Si argument për këtë harresë, Bajrami thotë se është problemi i pronësisë, por që tani më kjo po shkon drejt zgjidhjes, e për pasojë do të nisë edhe përkujdesja. Minimumi është vendosja e tabelave që tregojnë për ekzistencën e saj.Mehmet Nelaj, anëtar i Këshillit Bashkiak ka një tjetër propozim. Ai është i mendimit që duhet të shihet mundësia për ta shumëfishuar këtë pemë dhe përveç të tjerave që të pajiset me një status të veçantë.Pema e Piperit e mbjellë nga Naim Frashëri në kohën që punonte doganier në Sarandë, u soll në vëmendje për herë të parë nga Shqiptarja.com, pas një reportazhi duke shërbyer kështu si një kambanë alarmi për autoritetet vendore që të heqin pluhurin e harresës dhe ta ruajnë e të investojë në një monument të gjallë kulture. SHQIPTARJA.COM

Gepostet von Saranda Web am Mittwoch, 1. Juli 2020

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial