Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Përfshihet nga flakët ballkoni i një apartamenti

Një vatër zjarri ka rënë sot në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat. Drejtoria e Mzsh Berat mori njoftimin për zjarr nga banorët dhe nisi grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Pasi mbërritën në vendngjarje panë se ishte përfshirë nga flakët ballkoni i katit të tretë. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.

Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur zjarrin. Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale (vetëm në ballkon) dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial