Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë, në një komunikatë thotë se ka qenë e pranishme 𝟮𝟰/𝟳, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore .
Kontrollet e shërbimeve të Policisë Rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, kanë si qëllim:
Parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në qytet dhe në akset lidhëse.
Intensifikimin e masave kundër çdo shkeljeje .
Për periudhën 𝟎𝟔.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟒 – 𝟐𝟎.𝟎𝟓.𝟐𝟎𝟐𝟒, janë vënë në pranga drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur në total 𝟲𝟯𝟳𝟭 masa administrative, konkretisht:
•𝟯𝟯𝟲𝟱 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•𝟮𝟬𝟭 për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
•𝟮𝟴𝟱 për parakalime të gabuara;
•𝟭𝟴𝟬 për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse;
•𝟮𝟯𝟰𝟬 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
saranda web https://sarandaweb.net/policia-nuk-kemi-toleruar-fare-ne-2-jave-kemi-vendosur-6371-gjoba-per-automjetet