U arrestua në flagrancë shtetasi Sh. B., 58 vjeç dhe u shpall në kërkim një 16-vjeçar, të dy banues në fshatin Rrajcë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë muajve mars dhe prill 2024, kanë prerë dru për zjarr, në zonat e mbrojtura të parqeve “Shebenik” dhe “Gavadec”.
Gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit Sh. B., u gjet lëndë drusore, e dyshuar e përfituar në kundërshtim me ligjin.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Please follow and like us: