Wednesday, October 7, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News “Pse ma gërvishte makinën”, plas sherri mes turistëve

“Pse ma gërvishte makinën”, plas sherri mes turistëve

Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Orikum, ku disa pushues janë konfliktuar me nëjri tjetrin, për gërvishtjen e makinës.

Ata janë goditur me sende të forta, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 prej tyre, të cilët kanë marrë fraktura në trup.

 

NJOFTIMI i POLICISË

 

Më datë 09.07.2021, rreth orës 19:55, në aksin Llogara- Orikum, në afërsi të një lokali, dy drejtues mjetesh, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta duke u përfshirë në konflikt dhe disa prej pasagjerve. Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në konflikt.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial