“Referendumi” në PD Sarandë/ Dalin rezultatet e votimit për Sali Berishën – VIDEO

“Referendumi” në PD Sarandë/ Dalin rezultatet e votimit për Sali Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në Degën e Partia Demokratike në Sarandë, i konsideruar nga demokratët si një “referendum” për mbështetjen ndaj kryetarit të PDSH-së, Sali Berisha.

 

 

Sipas rezultateve të numërimit, në total kanë marrë pjesë 229 anëtarë në votim. Nga këta, 181 votues janë shprehur “Pro”, 40 “Kundër”, ndërsa 3 kanë votuar “Abstenim”. Gjithashtu, janë regjistruar edhe 5 fletëvotime të pavlefshme.

 

Procesi u zhvillua në Degën e PD-së në Sarandë, ku anëtarët votuan përmes fletëvotimeve me opsionet “Pro”, “Kundër” dhe “Abstenim”.

 

Ky votim u pa si një test i rëndësishëm për mbështetjen reale që gëzon Berisha brenda anëtarësisë demokrate në Sarandë, ndërsa pjesëmarrja mbeti në nivele të ulëta krahasuar me numrin e anëtarëve të regjistruar në listat e degës lokale. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon