Monday, March 18, 2024
spot_img

Rrahu burrin, kunatin dhe vjehrrit, flet nusja: Doja të merrja dhi e pula në shtëpi

Etleva Korra është nusja nga Librazhdi e cila brenda pak ditësh ka dhunuar vjehrrin, vjehrrën, bashkëshortin dhe kunatin. Etleva është nënë e dy fëmijëve dhe debatet e saj në familje kanë nisur që në momentin kur ajo është martuar dhe vjehrri i strehoi në një kasolle. Kushtet e vështira ekonomike janë bërë shkak që ajo të konfliktohej me prindërit e burrit vazhdimisht. Por debati mes tyre ka agravuar para pak ditësh kur Etleva bleu një dhi dhe pula por vjehrri nuk e lejoi t’i fuste te stalla e tyre. Ajo ka deklaruar se vjehrri dhe vjehrra e kanë rrahur dhe jo ajo ata. Më tej ajo është shprehur se nuk mund të ndahet nga bashkëshorti sepse ka fëmijët e vegjël dhe s’do ti ndaj nga babi i tyre.

Jemi zënë për arsye ekonomike. Na ka futur vjehrri në një shtëpi të pabanueshme. Kur bie shi futet brenda. Kam dy fëmijë, djalin 2 vjeç e gjysmë dhe vajzën një vjeç e gjysmë. Kam pasur disa gjëra të vogla kur isha me burrin në Himarë. Kur erdha këtu doja të merrja dhi dhe pula, të kisha qumësht dhe vezë për fëmijët, e më thanë jo nuk kemi ku ti lëmë. Doja t’i fusja aty te kasollja. Patëm një përplasje të vogël me njëri-tjetrin.Ata kanë përdorur pak dhunë me mua. Unë isha vetëm dhe fëmijët që më vinin te këmbët “o mami, mami”. Dua të kem fëmijët e mi mirë. I kam denoncuar në polici për dhunë. Tani jemi qetësuar.

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial