Sunday, April 14, 2024
spot_img
HomeBOTADrejtoresha e shkollës kafshon nxënësin autik se i shkuli flokët

Drejtoresha e shkollës kafshon nxënësin autik se i shkuli flokët

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në shkollën për fëmijë me aftësi të kufizuara në Artë, Greqi. Sipas mediave greke mamaja e një nxënësi ka ngritur padi ndaj shkollës pasi akuzon drejtoreshën se i ka kafshuar djalin autik. Nëna e fëmijës në denoncimin e saj shprehet:

Të martën e kaluar, kur shkova ta marr fëmijën tim nga shkolla, u habita kur pashë se ai kishte gërvishtje në pjesën e pasme të veshit të djathtë dhe në kyçet e dorës. E pyeta mësuesen e djalit tim se çfarë ndodhi, pasi fëmija im nuk kishte asnjë lëndim kur doli nga shtëpia jonë në mëngjes. Mësuesja u përgjigj se lëndimet janë shkaktuar kur ajo bashkë me drejtoreshën po tentonin të largonin fëmijën nga drejtoresha, pasi ky i fundit e ka kapur prej flokësh. Habia ime vazhdoi kur mbërrita në shtëpinë tonë, ndërrova rrobat e djalit tim dhe shkova për ta larë, ku aty duke i hequr uniformën, i pashë një mavijosje të madhe në mes të këmbës dhe aty mund të shiheshin shenjat e dhëmbëve.

Kjo më bëri të kuptoj menjëherë se dikush e kishte kafshuar fort djalin tim. Djali im është një fëmijë autik dhe të flasësh me të për të shpjeguar atë që i ka ndodhur nuk është e lehtë. Më pas kontaktova një mësuese shkolle, duke e pyetur nëse dinte ndonjë gjë për incidentin. Ajo u përgjigj se nuk dinte asgjë, por do të njoftonte drejtorin e shkollës që të më kontaktonte. Dhe vërtet, drejtoresha më kontaktoi menjëherë, ku më pranoi vetë, pa pasur kohë ta pyesja se më kishte kafshuar djalin, për ta hequr se po i tërhiqte flokët.

Nëna e fëmijës e tronditur kërkon që drejtoresha të marrë përgjegjësinë për atë që i ka ndodhur djalit të saj.

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial