Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Rrëzohet nga vinçi, humb jetën punonjësi i bashkisë

Shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.

Bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse  në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.
Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial