Ballina Lajme Saranda News Saranda 16 vite pa asnjë përfaqësues në Parlament dhe Drejtoritë Rajonale të...

Saranda 16 vite pa asnjë përfaqësues në Parlament dhe Drejtoritë Rajonale të Qarkut Vlorë

Prej 16 vitesh zona e Sarandës nuk ka patur asnjë deputet nga Saranda, por deputetë të importuar ose nga Tirana ose nga Vlora. Si në 8 vitet e pushtetit të Partisë Demokratike, kur Saranda kishte si përfaqësues Astrit Patozin dhe më pas të Arben Ristanin, ashtu edhe në 8 vitet e pushtetit të Partisë Demokratike, Saranda është përfaqësuar nga Koço Kokëdhima e më pas nga deputeti aktual i PS Alket Hyseni. Pra, asnjë nga deputetët nuk ka qenë nga Saranda.


Saranda gjithashtu, këto 16 vite, por edhe sot, mbetet e papërfaqësuar edhe në Drejtoritë Rajonale, qendrat e të cilave ndodhen të gjitha në Vlorë dhe të gjithë drejtuesit janë nga Vlora.
Publikimi më i fundit i Saranda Web për emrat e rinj të kandidatëve të cilët pretendojnë një vend në Parlamentin e zgjedhjeve të 25 prillit nxorri në dritë dëshirën e qytetarëve për të patur deputet nga qyteti, aq më tepër që vetëm qyteti i Sarandës ka rreth 15.000 pjesëmarrës në votime, pra jo për 1 deputet, por për 2.


Por deri tani partitë politike duket se nuk e kanë në konsideratë këtë dëshirë të qytetarëve sarandjotë.


Partia Demokratike, e cila ka marrë në maksimum 5 deputetë në Qarkun e Vlorës, nuk duket të ketë akoma ndonjë vendmmarrje, përveç takimeve të shumta që ka zhvilluar Bujar Leskaj, i cili është prezantuar si Kordinator i Qarkut.


Partia Socialiste nga ana tjetër, e cila në zgjedhjet e fundit mori 9 mandate në Qarkun e Vlorës, duket se përveç deputetit aktual Alket Hyseni, sjell si kandidate  edhe ministren e Financave Anila Denaj, e cila pavarësisht se nuk ka asnjë lidhje me zonën e Sarandës, ka filluar takimet dhe ardhjet në Sarandë cdo fundjavë, çka të bën të mendosh se edhe në 4 vitet e ardhshme Saranda do të vijojë të përfaqësohet nga persona pa lidhje me Sarandën.  /SARANDA WEB

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial