Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Të zhdukura që më 1 janar/ Gjenden në një hotel 2 adoleshentet, shoqëroheshin nga një 45 vjeçar

Gjenden dy adoleshentet nga Tirana që ishin zhdukur pa lënë gjurmë që prej datës 1 janar.Lajmi për gjetjen e tyre është bërë me dije nga ana e Policisë së Tiranës, sipas të cilës, të miturat ishin pikasur në një hotel në qytetin e Përmetit.

Të dyja janë gjetur bashkë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa aktualisht ndodhen në Komisariatin e Përmetit, nga ku do të merren nga efektivët e Policisë dhe më pas do të dërgohen në banesa.

Teksa ndodhen në Komisariatin e Përmetit, të miturat nën shoqërinë e një psikologeje janë pohuar se ka qënë ideja e tyre që të largoheshin nga banesa, kjo pasi prindërit nuk i trajtonin mirë, duke këmbëngulur se askush nuk u ka bërë presion. Ndërkohë që është raportuar se me të miturat është pikasur edhe një 45-vjeçar. Por nuk dihet se cila ka qënë marrëdhënia e tij me dy të miturat.

Lajmi për zhdukjen e tyre u dha dy ditë më parë, edhe pse të miturat ishin larguar nga banesa që më 1 janar. Para se të zhdukeshin, ato dolën nga banesa me pretekstin se po shkonin në shtëpitë e njëra-tjetrës për të uruar një vit të mbarë. Por me të dalë nga banesa, fikën telefonat dhe u zhdukën.

Me vete, dy të miturat kishin kartat e identitetit dhe një sasi parash. E ëma e njërës prej tyre, pretendonte se vajzat ishin mashtruar, ndërsa shtonte se e bija vuante nga astma dhe duhej që të kthehej për të marrë mjekimin e nevojshëm. Hetuesit kishin nisur punën për ‘gjurmimin’ e tabulateve të tyre telefonike, mirëpo nuk dihet nëse ka qënë ky ‘detaji’ që i ka rikthyer të miturat pranë familjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial