Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi u konfliktua me një shtetas tjetër, duke e plagosur me mjet prerës.
Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Kadri Roshi’ në Tiranë. Shërbimet e komisariatit nr.6 menjëherë shkuan në vendngjarje ku kishte mbetur i plagosur V.B., 34 vjeç banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë vijoi puna për kapjen e autorit dhe në u bë e mundur vënia në pranga e E.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet nga policia se konflikti mes dy personave nisi për motive banale, ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.
Please follow and like us: