Sherr me thika, plagoset 19-vjeçari
Një plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të fushës ‘Ali Demi’ në Tiranë, ku ka mbetur i lënduar një 19-vjeçar me iniciale O.Sh. Sherri ka ndodhur pas një konflikti mes adoleshentesh, i cili ka agravuar deri në përdorimin e thikave.
I plagosuri ka marrë dëmtime në kurriz dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë po vijon puna për identifikimin e autorit, por edhe personave të tjerë të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarje.
‘Më datë 21.02.2023, rreth orës 21:00, Salla Operative ka marrë njoftim se në afërsi të fushës “Ali Demi”, është dëmtuar, në rrethana ende të paqarta, dyshohet me mjet prerës shtetasi O. Sh., 19 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.’- njofton policia. sarandanews.net