Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Sherri filloi në lokal, 2 të plagosur në spital, një i shoqëruar...

Sherri filloi në lokal, 2 të plagosur në spital, një i shoqëruar në Polici

Një sherr i filluar në lokal ka përfunduar me 2 të plagosur në spital, ndërsa 1 person është shoqëruar në Polici.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial