SARANDA NEWS

spot_img

Shpërthen vullkani, evakuohen më shumë se 11 mijë persona

Autoritetet indoneziane urdhëruan të mërkurën 11 mijë banorë të një ishulli të evakuohen menjëherë pas shpërthimeve në një vullkani, i cili ka shtuar frikën se llava mund të përfundojë në det dhe të shkaktojë cunam.

“Mali” Ruang 725 metra i lartë, në ishullin me po të njëjtin emër, ka shpërthyer të paktën 5 herë që prej mbrëmjes së të martës, dukë lëshuar lavë dhe tym vullkanik, i cili ngrihet me mijëra metra lartësi.

Shefi i agjencisë Hendra Gunaëan tha se zyrtarët kishin ngritur alarmin për vullkanin në nivelin më të lartë, duke paralajmëruar njerëzit që të mos shkonin brenda 6 kilometrave nga krateri, për shkak të frikës se mali mund të shembet pjesërisht në ujë dhe të shkaktojë cunam.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial