Shpëtim Bozhaj emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Sarandë

Shpëtim Bozhaj emërohet shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Sarandë. Kryekomisar Shpëtim Bozhaj është emëruar shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Sarandë, në kuadër të ndryshimeve që kanë nisur në strukturat drejtuese të policisë.

 

 

 

Burime për Saranda Web bëjnë me dije se Bozhaj vjen nga strukturat e Policisë Kufitare në Fier, ku ka ushtruar detyra drejtuese dhe është vlerësuar për eksperiencën e tij në radhët e Policisë së Shtetit.

 

Me origjinë nga Mallakastra, ai njihet si një oficer karriere me përvojë të gjatë në strukturat e rendit dhe sigurisë kufitare. Gjatë viteve të shërbimit, Bozhaj është evidentuar për korrektësinë në detyrë, disiplinën dhe integritetin profesional.

 

Emërimi i tij në krye të Policisë Kufitare dhe Migracionit në Sarandë vjen në një moment të rëndësishëm për këtë strukturë, sidomos në prag të sezonit turistik, ku fluksi i hyrje-daljeve në pikat kufitare të jugut pritet të rritet ndjeshëm. Saranda Web

 

Please follow and like us:
fb-share-icon