Saturday, September 26, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë...

Skënder Hita në Sarandë: Do godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet

Skënder Hita në Sarandë: Do të godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, mbërriti këtë të diel në Sarandë, pas atentatit të rëndë të ndodhur paraditen e sotme në qendër të qytetit, ku u vra me armë zjarri 44-vjeçari Artan Myrtaj dhe u plagos kalimtari 73-vjeçar Xhevdet Skëndaj. Hita zhvilloi një analizë me drejtuesit dhe strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë së cilës kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

 

 

Në fokus të takimit ishte edhe situata kriminale në Sarandë. Drejtori i Përgjithshëm kërkoi një skanim tërësor të territorit, duke nisur nga konfliktet më të rënda deri te përplasjet që mund të duken të parëndësishme, por që mund të përshkallëzohen në ngjarje kriminale.

 

Strukturave vendore iu kërkua të evidentojnë personat me precedent penal, kontingjentin kriminal që vepron në zonë, si dhe individët që lëvizin drejt Sarandës nga qytete të tjera.

“Do të godasim pa kompromis grupet kriminale që veprojnë në qytet”, ishte mesazhi i përcjellë nga Hita për strukturat e Policisë së Sarandës.

 

Kreu i Policisë së Shtetit kërkoi rezultate konkrete jo vetëm për zbardhjen e atentatit të sotëm, por edhe për dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë në Sarandë.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial